Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dalë me një komunikatë në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës.
Prokuroria thotë se ka iniciuar rast për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Tutje thuhet se bashkë me policinë po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të arrestuar të dyshuarin.
Ndërkaq, trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim. Gjithashtu, janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmirren të gjitha veprimet e nevojshme”.



