spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
05:03
HomeKosovaDrejtësiaProkuroria në Prishtinë po zhvillon aksion kundër katër personave

Prokuroria në Prishtinë po zhvillon aksion kundër katër personave

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke zhvilluar një aksion kundër katër personave.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala, tha për media se dy persona dyshohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa dy të tjerë për “Pranim të ryshfetit në sektorin privat”.

- Advertisement -

“Lidhur me pyetjen tuaj e konfirmojmë se është duke u zhvilluar një aksion ndaj dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” në bazë të nenit 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe dy (2) persona të tjerë për veprën penale “Pranimi i ryshfetit ne sektorin privat” në bazë të nenit 309 të KPRK-se. Për më shumë detaje ju njoftojmë me kohë”, tha Shala.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat