spot_img
E premte, 3 Prill, 2026
14:36
HomeLajmeSkandali me grantet: Prokuroria Speciale nxjerr "blof" Faton Pecin, hetimet po vazhdojnë!

Skandali me grantet: Prokuroria Speciale nxjerr “blof” Faton Pecin, hetimet po vazhdojnë!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar zyrtarisht për të sqaruar opinionin publik, pas deklaratave të ish-ministrit të Bujqësisë, aktualisht kryetar i Mitrovicës, Faton Peci, lidhur me hedhjen e një kallëzimi penal ndaj tij.

Peci kishte pretenduar më herët se drejtësia “foli qartë” duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij për rastin e granteve në bujqësi. Megjithatë, Prokuroria Speciale e ka demantuar këtë version, duke saktësuar se vendimi për hedhje nuk ka asnjë lidhje me hetimet që po zhvillohen për keqpërdorimet e mundshme në sektorin e bujqësisë.

- Advertisement -

“Rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P. nuk ndërlidhet me hetimet për dyshimet për keqpërdorim të granteve në bujqësi. Çështja në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga LDK-ja, i cili ndërlidhet me ushtrimin e dy funksioneve njëkohësisht në Kuvend dhe në Qeverinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

Peci paralajmëron padi për “kallëzim të rremë” Pavarësisht sqarimit të Prokurorisë, Faton Peci ka sulmuar ashpër eksponentët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke i akuzuar për shpifje dhe propagandë. Ai ka paralajmëruar marrjen e masave ligjore ndaj drejtuesve të këtij subjekti politik.

- Advertisement -

“Nga sot fillon përgatitja e kallëzimit penal për kallëzim të rremë, të ideuar nga Lumir Abdixhiku, të nënshkruar nga Hykmete Bajrami dhe të propaganduar me shpifje nga eksponentët e tyre”, deklaroi Peci, duke iu referuar ish-deputetit Pëparim Guri me tone ofenduese.

Prokuroria Speciale ka përsëritur se mbetet e përkushtuar për informimin e drejtë të opinionit publik, duke ruajtur integritetin e procedurave hetimore që janë ende në vazhdim e sipër për çështjen e granteve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat