spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:40
HomeKosovaDrejtësiaProkuroria Speciale e Kosovës në konferencën rajonale për krimet e luftës

Prokuroria Speciale e Kosovës në konferencën rajonale për krimet e luftës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me ftesë të Kryeprokurorit të Shtetit të Kroacisë, një delegacion i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i përbërë nga Kryeprokurori Blerim Isufaj, dhe prokurorët e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës Ilir Morina dhe Florije Shamolli, po merr pjesë në Konferencën Rajonale për Krimet e Luftës.

Tema kryesore e konferencës ishte bashkëpunimi ndërkombëtar dhe koordinimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës.

- Advertisement -

Në fjalën e tij, Kryeprokurori Isufaj informoi të pranishmit mbi punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në trajtimin e këtyre rasteve, angazhimin dhe përkushtimin e institucionit në hetimin e krimeve të luftës dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ndërsa, gjatë qëndrimit në Kroaci, Kryeprokurori Isufaj zhvilloi një takim pune me Kryeprokurorin e Kroacisë Ivan Turudic.

- Advertisement -

“Ata diskutuan tema me interes të përbashkët në fushën e drejtësisë, dhe u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë mes dy vendeve. Ndërkohë, edhe pjesëmarrësit tjerë në këtë konferencë u pajtuan për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në këtë fushë dhe në marrjen e masave që mundësojnë mbrojtje adekuate të viktimave të këtyre shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut”, njofton Prokuroria e Shtetit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat