spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
01:10
HomeKosovaDrejtësiaProkuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, dyshohen për...

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, dyshohen për spiunazh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për veprën penale “Spiunazh”, të cilët u patën arrestuar në qershor të vitit të kaluar.

Në njoftim të prokurorisë thuhet se: “për dy të pandehurit B.Sh dhe M. Q. ekziston dyshimi i bazuar mirë se secili veç e veç, me veprimet e tyre e kanë kryer veprën penale “Spiunazhi’’ nga neni 124 paragrafi 3 i KPRK–së, kurse, i pandehuri M.Q edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK-së”.

- Advertisement -

“Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të njëjtit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënoj sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që të pandehurve tu vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, ngase ende ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e masës së tillë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat