spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
18:28
HomeKosovaDrejtësiaProkuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një boshnjaku për krime lufte të kryera...

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një boshnjaku për krime lufte të kryera në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit J. Sh. i nacionalitet boshnjak, për kryerje të veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit, i pandehuri akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, ka marr pjesë në vrasjen e  tre civile të nacionalitet shqiptar, e të cilat kanë ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë.

- Advertisement -

“Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka marr pjesë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se i pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat