spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
11:38
HomeKosovaDrejtësiaProkuroria Speciale ngrit aktakuzë në mungesë ndaj një serbi për krime lufte

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë në mungesë ndaj një serbi për krime lufte

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër C.K., i nacionalitetit serb, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Në komunikatë thuhet se hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar.

- Advertisement -

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që të mbajë gjykim në mungesë.

“Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par. 7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri C.K është i paarritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat