spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
04:05
HomeKosovaProkuroria Speciale shënjestron pesë raste të reja për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Speciale shënjestron pesë raste të reja për vepra të ndryshme penale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale ka  bërë të ditur se ka shënjestruar pesë raste të reja për vepra të ndryshme penale. Në këto raste, janë të përfshirë 24 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe sasi e konsiderueshme e pareve të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, rasti i parë ka të bëjë me veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje”, “Shpëlarje e parave” dhe “Mos raportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

- Advertisement -

Rasti i dytë  ka të bëjë me veprat penale: “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti i tretë ka të bëjë me veprat penale “Falsifikimi i parasë”, “Blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale”, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “Falsifikimi i parasë” dhe “Shpërlarja e parave”.

- Advertisement -

Rasti i katërt ka të bëjë me veprat penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “Falsifikimi i parasë” dhe “Shpërlarja e parave”.

Ndërkaq, rasti i pestë ka të bëjë me veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Përvetësimi në detyrë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat