spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:30
HomeKosovaDrejtësiaProkuroria Speciale: Simiç dhe Peroviq nuk janë nën hetim për sulmin terrorist...

Prokuroria Speciale: Simiç dhe Peroviq nuk janë nën hetim për sulmin terrorist në Banjskë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

As Slavko Simiq, i cili është deputet i Kuvendit të Kosovës, e as kandidati për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, Millosh Peroviq nuk janë nën hetime për sulmin terrorist në Banjskë.

Kështu është thënë nga vetë Prokuroria Speciale e Kosovës. Nga kjo prokurori është thënë se të lartpërmendurit s’janë nën hetime dhe as s’janë të identifikuar si të dyshuar.

- Advertisement -

Të njëjtit, në një përgjigje për KALLXO.com, kanë bërë të ditur se se hetimet po zhvillohen në mënyrë profesionale, të mbështetura në prova dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

“Prokuroria Speciale rithekson përkushtimin e saj për të garantuar një proces të drejtë dhe të ligjshëm në çdo rast, duke shmangur çdo formë të keqinformimit apo supozimeve që nuk bazohen në fakte të verifikuara” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë, të përcjellur sot më 27.09.2025.

- Advertisement -

Ndryshe, tre ditë më parë u bën dy vjet prej sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Ky sulm u krye nga një grup terrorist, i prirë nga Millan Radoiçiq i cili sulmoi Policinë e Kosovës. Si pasojë e këtij sulmi, në mëngjesin e 24 shtatorit 2023, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe u plagos polici Alban Rashiti e u lëndua një tjetër.

Ky sulm u dënua nga krerët e shtetit dhe ndërkombëtarët, duke bërë thirrje që autorët të dalin para drejtësisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat