spot_img
E premte, 24 Tetor, 2025
11:19
HomeKulturëPromovohet libri i autorit Nusret Pllana për fëmijët e vrarë në Kosovë

Promovohet libri i autorit Nusret Pllana për fëmijët e vrarë në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në shtetet e Bashkimit Evropian ku ka komunitete shqiptare, po zhvillohet turneu promovues i librit të autorit Nusret Pllana, i cili sjell dëshmi tronditëse mbi dhunën dhe terrorin e ushtruar nga regjimi serb ndaj fëmijëve shqiptarë në Kosovë gjatë viteve 1981-1999.

Në ngjarjen promovuese të mbajtur në Augsburg të Gjermanisë, pjesëmarrësit vlerësuan librin si një dëshmi të rëndësishme historike, që pasqyron me forcë krimet e kryera ndaj fëmijëve shqiptarë. U theksua se tragjedia e fëmijëve të vrarë mbetet plagë e thellë dhe kujtesë e përhershme në historinë kombëtare të Kosovës.

- Advertisement -

“Më doli para syve Valmiri sikur i gjallë e më tha axha Nusret mos u dorëzo më falni. Është ky njëri prej emocioneve të koautorit Nusret Pllana me rastin e promovimit të librit dhe dokumentarëve për dhunën dhe gjenocidin serb të mbi 1432 fëmijë, në çerekshekullin e fundit të shekullit XX. Pllana theksoi se 15% e të vrarëve në luftën e Kosovës ishin fëmijë, duke ngritur pyetjen tronditëse: Çfarë faji patën ata?”, ka thënë Nusret Pllana, autor i librave dhe dokumentarëve për dhunën mbi fëmijë shqiptar.

Tutje, ai ka thënë se, “një ngjarje që ja ka vlejtur të shënohet dhe të shpërndahet gjithandej opinionit botëror, sepse është një ngjarje që është shënuar me gjakun e djemve dhe vajzave tona më të mira, përkatësisht me gjakun e 1432 fëmijëve tanë engjëj viktima të gjenocidit shtetëror Serbisë fashiste të cilët janë ekzekutuar vetëm e vetëm pse ishin shqiptar”.

- Advertisement -

Bashkatdhetarët tanë theksuan se veprat e profesor Nusret Pllanës kanë vlerë të jashtëzakonshme dokumentare dhe historike, ndaj duhet të përfshihen në çdo bibliotekë si dhe në institucionet kulturore e akademike, brenda dhe jashtë vendit.

“Le ta sheh e gjithë bota se çka ka ndodhë më 1998/99 në Kosovë ky gjenocid që nuk falet e në qoftë se ne pajtohemi më këtë kjo do të përsëritet”, tha Alfon Tanushi, bashkëkombës.

“Vepra e Nusret Pllanës është aq autentike dhe e bazuar në fakte sa që edhe armiqtë kur ta lexojnë këtë e dinë se çka kanë bërë dhe kjo është edhe efekti i librit që edhe armiqtë ta shohin dhe t’i bien pishman, të kërkojnë falje për gjërat që i kanë bërë paraardhësit e tyre dhe vetëm kjo kur ata kërkojnë falje siguron paqe”, tha Ilir Seferi, bashkëkombës.

Në këtë ngjarje, ne nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetën e tyre në kohë të vështira, duke reflektuar mbi rëndësinë e respektit dhe solidaritetit. Le të mbajmë të gjallë kujtesën e tyre përmes veprimeve tona të përditshme, për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më paqësore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat