spot_img
E enjte, 30 Tetor, 2025
01:13
HomeKulturëPromovohet monografia “Ideologjia në tekstet shkollore të gjuhës dhe të letërsisë”

Promovohet monografia “Ideologjia në tekstet shkollore të gjuhës dhe të letërsisë”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës u promovua studimi monografik “Ideologjia në tekstet shkollore të gjuhës dhe të letërsisë (1978-1985)” ku merrnin pjesë studiues, drejtues institucionesh, gazetarë, pedagogë e studentë.

Kjo monografi me autorë, Elsa Skënderi Rakipllari, Anila Çepani, Rozana Rushiti, Belfjore Qose është produkt i projektit me të njëjtin emër, financuar nga Universiteti i Tiranës, përmes programit UT-Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion.

- Advertisement -

Elsa Skënderi u shpreh se synimi i këtij libri studimor është hedhja dritë në praninë e ideologjisë politike në librat e gjuhës dhe leximit letrar në klasat VI-VII-VIII.

“Tekstet mësimore janë përdorur gjatë periudhës së komunizmit si mjet për ta përhapur dhe për ta ngulitur ideologjinë politike”, tha Elsa Skënderi.

- Advertisement -

Gjatë kohës së komunizmit, tekstet e gjuhës dhe letërsisë nuk kishin vetëm funksion arsimor, por edhe propagandistik. Arsimi asokohe konsiderohej një nga mjetet kryesore të edukimit politik dhe të formimit të “njeriut të ri socialist.

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Prof. Dr. Mark Marku theksoi se kjo temë është thelbësore për të kuptuar se si ideologjia e një shoqërie ndikon në formimin kulturor të individëve. Ai theksoi se tema është thelbësore edhe për t’u përballur me pasojat e së shkuarës, me atë që quhet inkontaminimi ideologjik i një shoqërie.

Përgjegjësi i Departamentit të Letërsisë, në Universitetin e Prishtinës, Prof. Dr. Osman Gashi theksoi se ky botim nxjerr në pah se si tekstet u përdorën për të formuar bindje të caktuara në përputhje me interesat e shtetit.

Studimi gjithashtu përfshin një krahasim midis teksteve të përdorura në Shqipëri dhe në Kosovë, për të zbuluar dallimet në trajtimin e autorëve dhe veprave letrare si dhe në qasjen ndaj mësimdhënies së gjuhës shqipe.

Gjuhëtarja Teuta Toska, theksoi se ky studim kontribuon në mbushjen e një boshllëku të rëndësishëm në studimet arsimore dhe kulturore. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat