spot_img
E martë, 31 Mars, 2026
10:43
HomeBotaAmerikaMiliona në rrugë: Protesta masive globale kundër Trump dhe kabinetit

Miliona në rrugë: Protesta masive globale kundër Trump dhe kabinetit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

MILIONA NJERËZ KËRKOJNË PRANGOSJEN!

Manifestimet masive goditën qytetet kryesore gjatë të shtunës. Qytetarët akuzojnë qeverinë për shkelje të rënda ligjore. Emrat e kabinetit u shënjestruan hapur në pankarta.


Uashington/Londër/Paris – Një valë masive protestash ka përfshirë globin këtë të shtunë, ku miliona qytetarë dolën në rrugë për të kundërshtuar hapur administratën e Presidentit Donald Trump. Nën moton “Jo Mbretër”, protestuesit kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj asaj që ata e quajnë një qeverisje autoritare dhe shtypëse.

- Advertisement -

Në qendër të revoltave ishin thirrjet për arrestimin e figurave kyçe të kabinetit, duke përfshirë emra si Vance, Bondi, Patel dhe Hegseth. Pankartat gjigante me mbishkrimin “Arrestojini Ata!” dominuan sheshet kryesore, duke kërkuar llogaridhënie për vendimet që, sipas demonstruesve, po shkatërrojnë shtetin ligjor.

Këto protesta shënojnë njërën prej lëvizjeve më të mëdha qytetare të viteve të fundit. Pjesëmarrësit paralajmëruan se ky është vetëm fillimi i një rezistence globale, ndërsa vëzhguesit politikë thonë se presioni mbi Shtëpinë e Bardhë po arrin nivele të paprevedenta që pas rizgjedhjes së Trump.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat