spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
18:00
HomeBotaEvropaProtesta të mëdha në Turqi në kundërshtim të arrestimit të liderit të...

Protesta të mëdha në Turqi në kundërshtim të arrestimit të liderit të opozitës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu të mërkurën ka shkaktuar disa nga aktet më të mëdha të mosbindjes civile në Turqi në më shumë se një dekadë.

Protestuesit përfshijnë shumë studentë universitarë që kanë frikë se vendi i tyre po merr një kthesë edhe më autoritare.

- Advertisement -

Kryebashkiaku 53-vjeçar u ndalua me dhjetëra figura të tjera të njohura, mes të cilëve dy kryetarë bashkie.

Të premten në mbrëmje, organizatorët e protestave thanë se rreth 300,000 protestues morën pjesë në tubimin jashtë bashkisë së Stambollit.

- Advertisement -

Demonstruesit u përleshën me policinë e trazirave, ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës, plumba gome dhe sprej piper.

Opozita e sheh ndalimin e Imamoglu si një përpjekje të drejtuar politikisht për të hequr një nga rivalët kryesorë të Erdoganit.

Pasi një gjykatë vendosi që ai të burgosej në pritje të gjyqit në një hetim korrupsioni, kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu tha se nuk do të përkulet.

“Do ta çrrënjosim dorë për dore këtë goditje, këtë njollë të zezë mbi demokracinë tonë… Unë jam në këmbë, nuk do të përkulem”, tha Imamoglu në një postim në X.

Imamoglu u bëri thirrje gjithashtu mbështetësve të tij që të mos e humbin shpresën.

“Kurrë mos u trishto, mos u dëshpëro, mos e humb shpresën”, ka shkruar ai.

Ai ftoi gjithashtu 86 milionë bashkatdhetarë të tij që të shkojnë në zgjedhje dhe t’i “shpallin mbarë botës luftën për demokraci dhe drejtësi”.

Me protestat që vazhdojnë për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamgolu, Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se 323 persona u arrestuan të shtunën në mbrëmje.

“Nuk do të lejohet asnjë përpjekje për të cenuar rendin publik!”, shtoi ai.

Në Stamboll, Ankara, Izmir dhe qytete të tjera, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë dhe më shumë se 340 protestues u arrestuan gjithashtu të premten mbrëma.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat