spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:57
HomeEkonomiProtestë në horizont – Rafuna bashkon bizneset dhe punëtorët kundër pakënaqësive

Protestë në horizont – Rafuna bashkon bizneset dhe punëtorët kundër pakënaqësive

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, pas takimit që kishin me bizneset  tha se nëse Qeveria nuk reflekton lidhur me vendimin për daljen në treg të lirë të energjisë, do të protestojnë bizneset bashkë me punëtorët të mërkurën.

“Takimin që e kishim me bizneset  të cilat janë të prekur nga dalja në treg të lirë të energjisë, një pjesë e tyre ishin prezent, u pajtuam që t’i bëjmë thirrje qeverisë që të reflektojë  të na jepet mundësia e një faze të tranzicionit  që kemi kërku më herët, të përgatitet tregu, të përgatitet një paketë që e përcjell gjatë kësaj faze të tranzicionit për të dalë në treg të lirë dhe biznesi të kalojë në tregun e lirë  në datën që do të dakordohemi të gjithë bashkë, në rast se nuk do të ketë reflektim atëherë bizneset  bashkë me punëtorët ditën e mërkurë do të dalim në shesh në orën 12:00 për ta shpreh pakënaqësinë qe e kemi lidhur me këtë vendim dhe për mos reflektimin e qeverisë  së Kosovës”, tha Rafuna.

- Advertisement -

Më tej, ai kërkoi nga Qeveria që të respektojnë kërkesën e bizneseve.

Për këtë arsye në emër të bizneseve kërkoj nga Qeveria e Kosovës  që të respektojë pjesën e tranzicionit për shkak të rrethanave kushteve ku jemi dhe ta gjejmë një zgjidhje që ta menaxhojmë sa më mirë dhe të mos ketë nevojë që bizneset të dalin në shesh për të protestuar. /21Media

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat