spot_img
E shtunë, 14 Mars, 2026
14:40
HomeKosovaProtestë në Jarinje, paralajmërohet bllokim i rrugës për dy orë

Protestë në Jarinje, paralajmërohet bllokim i rrugës për dy orë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot, më 14 mars 2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në pikën kufitare Jarinje, në territorin e Serbisë, ku pritet edhe bllokimi i rrugës për rreth dy orë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se bllokimi i qarkullimit pritet të ndodhë nga ora 16:00 deri në orën 18:00. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj kohe të shmangin qarkullimin përmes kësaj pike kufitare dhe të përdorin pika të tjera kalimi.

- Advertisement -

Ndërkohë, tensionet lidhen me zbatimin e ligjeve të reja në Kosovë për të huajt dhe automjetet.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ligji për të Huajt do të fillojë të zbatohet nga 15 marsi 2026, ndërsa faza e zbatimit të plotë të ligjeve është paraparë të nisë të hënën, më 16 mars.

- Advertisement -

Në bazë të këtyre rregullave të reja, të gjithë personat që nuk posedojnë dokumente të Kosovës do të duhet të pajisen me leje qëndrimi. Po ashtu, automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë për më shumë se tre muaj, përveç rasteve kur kanë autorizim të veçantë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat