spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
11:26
HomeKosovaPrishtinaProtestojnë punëtorët e Pastrimit, komuna e cilëson të panevojshëm

Protestojnë punëtorët e Pastrimit, komuna e cilëson të panevojshëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komuna e Prishtinës e ka cilësuar si të panevojshme grevën e punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës

“Ka kohë që Kryeqyteti është angazhuar për zgjidhjen e situatës së krijuar me mbeturinat. Prandaj, përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithçka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës.

- Advertisement -

“Siç ju kemi njoftuar, Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet. Presim nënshkrimin e kësaj kontrate edhe nga Kompania Regjionale “Pastrimi”, me qëllim që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre në Kryeqytet”, përfundon reagimi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat