spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:28
HomeInteresantePSD: "Komuna e Gjilanit, dasma e madhe e familijarëve të VV-së"

PSD: “Komuna e Gjilanit, dasma e madhe e familijarëve të VV-së”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

PSD “eklipson opozitën” – Denoncon për dyshime se ka nepotizem në Komunën e Gjilanit: “Komuna, dasma e madhe e familjarëve të VV-së!”


 

- Advertisement -

Storm/Komuna: Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), megjithëse jo parlamentare, vazhdon të jetë ndër zërat më aktivë dhe të ashpër të opozitës. Aktivizmi i saj politik ka arritur kulmin e saj me aksionin e fundit në Komunën e Gjilanit, ku PSD denoncoi publikisht atë që e quan “punësim të familjarëve dhe militantëve” nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e akuzuar kryetarin Alban Hyseni dhe drejtues të tjerë të VV-së për nepotizëm flagrant.

Në një aksion simbolik, PSD mbivendosi një pllakë para objektit të Komunës së Gjilanit, duke ironizuar se komuna është kthyer në “zyrë për punësimin e familjarëve dhe militantëve” të VV-së. Ata e konsideruan mandatin e Alban Hysenit si “një dasmë të madhe për familjarët dhe të afërmit”, duke pretenduar se lista e fituesve të konkursit për mësimdhënës përmbante emrat e të afërmve të tij dhe të drejtorëve të VV-së.

- Advertisement -
Foto: Simbolika e PSD-se, pyetsor per kandidatet per t’u punesuar ne Komunen e Gjilanit!

Sipas PSD-së, kjo situatë reflekton një shembull të pastër të qeverisjes nepotiste që karakterizon jo vetëm pushtetin lokal në Gjilan, por edhe atë qendror. Ata ironizuan premtimet e fushatës së VV-së, duke thënë se ndërsa më parë pretendonin që “familjarët janë për dasma”, sot “tërë komuna është kthyer në një sallë dasmash” për të afërmit e tyre.

PSD akuzoi kryetarin e komunës dhe drejtues të tjerë se po e përdorin pushtetin për të avancuar interesat familjare dhe politike, ndërsa qytetarët e zakonshëm po mbeten jashtë mundësive të barabarta për punësim dhe zhvillim. Kjo është një thirrje e hapur për revoltë kundër asaj që PSD e konsideron si stagnim dhe abuzim të pushtetit.

PSD “mbetet në vijën e parë të luftës politike”, duke e sfiduar “me fakte” dhe aksione praktike pushtetin aktual dhe duke e ngritur zërin “për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë” / Storm-rks

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat