spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:41
HomeInteresantePse ashensorët kanë pasqyre, arsyeja do ju habisë

Pse ashensorët kanë pasqyre, arsyeja do ju habisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pasqyrat në ashensor nuk janë instaluar vetëm për arsye estetike siç mund të mendojnë shumica.

Ato variojnë nga rritja e sigurisë deri te lehtësimi i ankthit dhe arsyet e instalimit të tyre shërbejnë për një mori qëllimesh.

- Advertisement -

Pasqyrat në ashensorë shërbejnë për ta bërë udhëtimin më të rehatshëm dhe të sigurt.

Një ndër arsyet pse ato instalohen është komoditeti psiko-social.

- Advertisement -

Shumica e njerëzve frikësohen kur mbyllen në një hapësirë të vogël e të mbyllur. Një pasqyrë e bën njeriun të përceptojë më shumë hapësirë, duke e bërë ashensorin të mos ndihet i ngushtë dhe të ndihet më pak i mbyllur.

Disa mund të ndihen më klaustrofobikë në mungesë të pasqyrave.

Vendosja e tyre mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave fizike të ankthit, si rrahjet e shpejta të zemrës dhe frymëmarrjen e vështirë.

Të shohësh veten në pasqyrë mund të jetë një rehati psikologjike.

Pasqyrat mund të shpërqendrojnë njeriun, duke i bërë të fokusohen diku tjetër, përveç hapësirës së kufizuar.

Kjo ndërprerje e vogël në fokus mund ta bëjë udhëtimin të duket më i shpejtë dhe më pak i tensionuar.

Siguria është një tjetër element i pasqyrave në ashensorë.

Pasqyrat i lejojnë njerëzit brenda të dinë se kush qëndron pas tyre.

Në një farë mënyre, i bënë njerëzit të vetëdijshëm se kush i rrethon, gjë që mund të ndihmojë në frenimin e veprimeve të pahijshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat