spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:41
HomeOpinioneShkruaj TiPse duhet te mbeshtetet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi” dhe si duhet...

Pse duhet te mbeshtetet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi” dhe si duhet te kuptohet krijimi i tij!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pse duhet të mbështetet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi” dhe si duhet të kuptohet krijimi i tij?

  • Bektashizmi, si një rrugë mistike e Islamit, e ka zanafillën shumë vite përpara ardhjes së administratës Osmane në Ballkan. Sipas të dhënave historike, dishepujt Bektashinj kanë shtruar rrugën shpirtërore për përhapjen e fesë islame në Ballkan dhe kanë kontribuar në ardhjen e pushtetit administrativ të Perandorisë Osmane.
  • Qendra Botërore e Bektashinjve ndodhet në Tiranë, gjë që lehtëson krijimin e këtij mini-shteti brenda territorit të Tiranës (e ngjashme me Vatikanin si qendër botërore e fesë së krishterë), i cili do të ketë një formë qeverisjeje teokratike. Në këtë formë, pushteti është i përqendruar në duart e klerit, si në kuptimin fetar, ashtu edhe politik.
  • Në kuadrin ligjor që do ta udhëheqë këtë entitet, duhet të përcaktohet mënyra e marrjes së shtetësisë, e cila do t’u takojë ekskluzivisht vetëm klerit qeverisës dhe administratës zyrtare.
  • Vlen të theksohet se Vatikani është një entitet sovran në të drejtën ndërkombëtare, i cili ruan pavarësinë materiale, diplomatike dhe shpirtërore të këtij entiteti.
  • Në mënyrë të ngjashme me Vatikanin, ky entitet sovran do të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e paqes ndërfetare në botë, si dhe do të transmetojë përvojën shekullore të bashkëjetesës paqësore midis komuniteteve fetare në Shqipëri (vendet e banuara me shqiptarë).
  • Krijimi i Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi nuk duhet të kuptohet si një luftë kundër ndonjë komuniteti tjetër në vend, veçanërisht kundër Bashkësisë Islame, e cila përfaqëson linjën zyrtare (por jo shpirtërore) të myslimanëve.
  • Bektashinjtë e Shqipërisë, por edhe tarikatet e tjera në trojet shqiptare, gëzojnë dy tipare që bien në sy: tolerancën me të cilën i shohin besimet dhe organizimet e tjera, si dhe vendosjen e dashurisë për atdheun mbi gjithçka. “Pa atdhe, nuk ka fe.”
  • Krijimi i këtij entiteti sovran do të mundësojë edhe krijimin e një trupe diplomatike shtesë, e cila do të avokojë në arenën ndërkombëtare për çështjet shqiptare, si në aspektin politik, diplomatik dhe kulturor, por edhe për të prezantuar platformën e tolerancës ndërfetare shqiptare.
  • Duhet kujtuar se themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, i përkiste këtij komuniteti, ashtu si edhe Naim e Sami Frashëri, dhe një varg figurash të rëndësishme politike dhe kulturore.
  • Gjithashtu, është një presion i madh për të kundërshtuar përforcimin e rrymave fetare ekstreme që janë prezente në rajonin tonë dhe që janë antagoniste ndaj traditës shekullore të praktikimit të fesë islame në vendet e banuara me shqiptarë / Hysen Beqa

    Ky shkrim përfaqëson pikëpamjet e autorit pa ndonjë ndërhyrje editoriale nga storm-rks.com.
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat