spot_img
E diel, 31 Maj, 2026
19:11
HomeSportPSG-ja e mbron titullin kampion të Evropës, e mposht Arsenalin në finale

PSG-ja e mbron titullin kampion të Evropës, e mposht Arsenalin në finale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Paris Saint-Germain e mbrojti titullin e Ligës së Kampionëve pasi e mposhti Arsenalin 4-3 në gjuajtjet e penalltive.

Ndeshja përfundoi 1-1 në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve, në finalen e zhvilluar në “Puskás Arena” të Budapestit.

- Advertisement -

Kai Havertz i Arsenalit shënoi i pari në ndeshje, në minutën e gjashtë.

Pjesa e parë përfundoi me këto shifra, derisa PSG-ja barazoi në pjesën e dytë.

- Advertisement -

Ousmane Dembele shënoi për 1-1 në minutën e 62-të, nga pika e bardhë.

Pas 90 minutave, ndeshja shkoi në vazhdime, dhe nuk pati më gola, as në vazhdime.

Në penallti, për Arsenalin dështuan Eberechi Eze dhe Gabriel, derisa te Parisi dështoi Nuno Mendes.

Ky ishte trofeu i dytë i PSG-së në këtë garë, duke e fituar për herë të dytë radhazi.

Arsenali mbetet pa trofe të Ligës së Kampionëve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat