Mediat izraelite kanë publikuar disa detaje të propozimit për armëpushimin në Liban.
Televizioni izraelit Channel 12 i ka dhënë rëndësi pjesëve të mosmarrëveshjeve që thuhet se po e shtyjnë arritjen e marrëveshjes që do t’i jepte fund luftës së përgjakshme.
Sipas këtij mediumi, një nga çështjet, është këmbëngulja e Izraelit që Franca të mos jetë pjesë e marrëveshjes ose të jetë anëtare e komitetit ndërkombëtar që do të monitorojë zbatimin e një marrëveshjeje. Kjo kërkesë është bërë pasi sipas Izraelit, Franca ka armiqësi të perceptuar në muajt e fundit. Macron kohët e fundit ka bërë thirrje vazhdimisht për një embargo armësh ndaj Izraelit, duke e karakterizuar atë si rrugën drejt përfundimit të luftës, çka ka shkaktuar një krizë diplomatike.
Një çështje tjetër janë 13 pika tokësore përgjatë kufirit Izrael-Liban që janë të diskutueshme për shkak të çështjeve të demarkacionit të kufijve.
Mediumi thotë se Izraeli po kërkon në marrëveshje që do t’i lejonte atij të zgjedhë në mënyrë të njëanshme të mos përfshihet në negociata për pikat e diskutueshme.
Rrjeti thotë se Libani ka pranuar se SHBA do të lëshojë një letër që mbështet lirinë e Izraelit për të vepruar në Liban kundër “kërcënimeve të afërta”, por se formulimi përfundimtar për çështjen e transferimeve të armëve brenda Libanit ende nuk është rënë dakord.
“Shumica e detajeve janë rënë dakord, por ajo që mbetet e hapur është shumë e ndjeshme dhe mund të prishë ende marrëveshjen”, i tha Channel 12 një zyrtar i lartë.



