spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
09:06
HomeBotaPublikohen imazhet e sulmuesve në Turqi, dyshimet janë tek grupi terrorist kurd

Publikohen imazhet e sulmuesve në Turqi, dyshimet janë tek grupi terrorist kurd

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediumi i njohur anglez ka publikuar videon e disa personave të armatosur, të cilët hyjnë në objektin e Industrisë turke të hapësirës ajrore.

Sky News ka verifikuar këto imazhe që tregojnë dy nga sulmuesit e dyshuar duke hyrë në ndërtesën e TUSAS

- Advertisement -

Deri më tani janë konfirmuar 5 të vdekur dhe 22 të plagosur.

- Advertisement -

Përveç pesë të vrarëve, dy nga sulmuesit – me sa duket një mashkull dhe një femër – u “neutralizuan” nga policia, por nuk është e qartë nëse dikush tjetër ishte i përfshirë.

Gjithashtu nuk është ende e qartë se kush qëndron pas sulmit, pasi asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë, ani se ministra të qeverisë turke kanë thënë se personat e armatosur ka shumë mundësi t’i përkasin grupit militant kurd PKK.

Militantët kurdë, grupi i Shtetit Islamik dhe ekstremistët e majtë kanë kryer të gjithë sulme në zona të ndryshme të Turqisë në të kaluarën.

Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (e njohur gjithashtu si PKK), ka luftuar për autonomi në Turqinë juglindore që nga vitet 1980.

PKK konsiderohet grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.

Sulmi i sotëm në një objekt mbrojtës në Ankara vjen një ditë pasi kreu i partisë nacionaliste të ekstremit të djathtë të Turqisë – aleate me Erdoganin, përmendi mundësinë që liderit të burgosur të PKK-së, Abdullah Ocalan, mund t’i jepej lirimi me kusht, nëse i njëjti heq dorë nga dhuna dhe organizata e tij shpërndahet.

TUSAS (Turkish Aerospace Industries) është një nga kompanitë më të rëndësishme të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë dhe prodhon avionin e parë luftarak KAAN.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat