Në fillim të spektaklit të djeshëm, dy opinionistët hynë në shtëpinë e Big Brother.
Sipas vendimit të Vëllait të Madh, banorët nuk duhet të bëjnë ndonjë veprim, por kështu nuk ndodhi me Rozanën.
Megjithëse u shtir, në pamje duket qartë që ajo nuk e la të ulej afër saj Neda Ballukun, raporton Storm.
Derisa publikut nuk i iku një veprim i tillë, produksioni e la si të mos ketë ndodhur asgjë.
Dyshja që nga fillimi i këtij edicioni kanë pasur përplasje të shumta në distancë.
Megjithatë, kjo ‘urrejtje’ duket se i ka rrënjët e thella para shumë vitesh.
Në rrjet janë rikthyer disa shkrime të Rozanës kundër Nedës, kur kjo e fundit ishte në Big Brother.
Këto statuse, mund të konsiderohen tepër të rënda.





