Numërimi i votave që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, përmes postës, vazhdon në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në përditësimin më të fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e numërimit të 14.36 për qind të votave të ardhura me postë Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka marrë 44.33 % të votave.
E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës që deri më tani ka 33.55% të votave me postë.
Në vend të tretë aktualisht qëndron koalicioni i AAK-së dhe Nismës me 9.68%.
E katërta është Partia Demokratike e Kosovës me 6.48 %.




