spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
03:10
HomeKosovaZgjedhjet 2025Pula: Kandidatët që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Pula: Kandidatët që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula ka thënë se çdo kandidat për deputetë që iu kanë shtuar votat me manipulime, do të jetë objekt i hetimeve.

Në konferencën për media të Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe Policisë së Kosovës, Pula tha se varësisht nga deklarimet dhe provat do të merren vendimet për pozitën e kandidatëve për deputetë në raport me përfshirjen e tyre për vjedhje të votave.

- Advertisement -

“Kandidatët që iu kanë shtuar votat do të jenë objekt i hetimeve, pavarësisht cilësisë çfarë do të ta trajtojmë, varësisht nga intervistat që na vijnë, deklarimeve të komisionerëve, kryesuesve, ngase duhet të sigurojmë prova që vërtetë ka qenë i shtyrë nga një deputet që t’ju shtohen votat dhe mënyrës se si ju kanë shtuar votat”, tha ajo, raporton televizioni publik.

“Nuk do të amnistohet asnjë person pavarësisht funksionit çfarë e ka, vetëm të kemi prova të mjaftueshme”, vazhdoi Pula.

- Advertisement -

58 persona janë ndaluar në Malishevë për manipulim votash sot, prej tyre 15 kryesues e 43 komisionerë. 3 kryesues dhe 7 komisionerë kanë mbetur ende pa u intervistuar, por që sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë janë mbledhur të gjitha provat kryesore të rastit.

Aksioni paraprak ishte në Prizren që rezultoi me arrestimin e 109 të dyshuarve, ndërkaq pritet që institucionet të ndërmarrin veprime konkrete në çdo komunë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat