spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
07:55
HomeKosovaPunëtorët e “Pastrimit” organizojnë protestë të re para komunës

Punëtorët e “Pastrimit” organizojnë protestë të re para komunës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shoqata Sindikale e Pastrimit ka nisur protestën përpara objektit të Komunës së Prishtinës.

Protesta mbahet si shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj tenderit prej 16.5 milionë euro, që pretendohet se e çon kompaninë drejt falimentimit.

- Advertisement -

Ata mbajnë pankarta “16 milionë privatit, o për KRM Prishtinën”.

Duke prezantuar kërkesat e njëjta që patën edhe protestën e kaluar, ata thanë se ju është premtuar qe tri vjet investimi në kamionë të rinj.

- Advertisement -

Duke prerë shiritin e kuq, ata ftuan zyrtarët komunal të shohin se në çfarë kushtesh të rënda janë kamionët e kompanisë, të blerë që 15 vjet e që operojnë në tri ndërrime.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat