Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi” po protestojnë ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës për shpalljen e tenderit në vlerë prej 16,4 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, që e çon këtë ndërmarrje drejt falimentimit, raporton EO.
Punëtorët e kompanisë “Pastrimi”, kanë tentuar të futën në objektin e Komunës, por nuk janë lejuar nga zyrtarët policorë.
Ata kanë kërkuar që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit. Dy përfaqësues të tyre kanë hyrë në sallë për t’i kërkuar kryesuesit të seancës që të marrin pjesë në mbledhjen ku po diskutohet për situatën e krijuar në NP “Pastrimi”.



