spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
09:20
HomeKosovaPrishtinaPunëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën: Solidarizohen nga qytetarët, heshtje nga institucionet lokale

Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën: Solidarizohen nga qytetarët, heshtje nga institucionet lokale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në një akt solidariteti domethënës, një restoran nga Prishtina ka shpërndarë ushqim për punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” që po mbajnë grevë para objektit të Komunës së Prishtinës. Punëtorët janë në grevë tash e disa ditë, duke kërkuar kushte më të mira pune dhe respektim të të drejtave të tyre.

Ky gjest human është mirëpritur nga grevistët, të cilët e kanë cilësuar si shenjë mbështetjeje në një kohë kur ndihen të lënë pas dore nga institucionet.

- Advertisement -

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nuk ndodhej në ndonjë takim me përfaqësuesit e grevistëve apo në teren për të parë nga afër gjendjen e rënduar me grumbullimin e mbeturinave – por në një meshë përkujtimore në Kishën e Shën Tomës, në nderim të ambasadorit të ndjerë amerikan Frank G. Wisner II, një prej figurave kyçe në shtetformimin e Kosovës. Në mesin e përfaqësuesve të diasporës dhe personaliteteve diplomatike, Rama u pa me buzëqeshjen e zakonshme dhe gotën në dorë.

Ky kontrast i thellë – i një qyteti që përmbytet nga mbeturinat dhe një udhëheqësi lokal të zhytur në ambiente solemne – po ngjall reagime të shumta në opinionin publik. Qytetarët kërkojnë që institucionet komunale të kthehen me urgjencë kah problemet reale që po përballen punëtorët e “Pastrimit” dhe qyteti në tërësi.

- Advertisement -

Punëtorët thonë se do të vazhdojnë grevën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre minimale, ndërsa qytetarët presin zgjidhje konkrete, e jo buzëqeshje në ceremonitë zyrtare.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat