spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
05:18
HomeKosovaPrishtinaPunimet nisin në rrugën “Rexhep Luci”, Rama e cilëson projektin si fantastik...

Punimet nisin në rrugën “Rexhep Luci”, Rama e cilëson projektin si fantastik dhe evropian

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komuna e Prishtinës të mërkurën ka mbajtur ceremoninë e nisjes së punimeve në rrugën “Rexhep Luci”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se me punimet që do të kryhen në këtë rrugë, do të krijohet një hapësirë shumë më e sigurt për këmbësorët dhe po ashtu ata që e vizitojnë.

- Advertisement -

“Ky projekt që është i dizajnuar kohë më parë, por për shkaqe të ndryshme nuk ka filluar deri më tani. Tani po fillojmë me transformimin e kësaj rruge e kemi një zhvillim të mirëfilltë ku e heqim asfaltin dhe krijojmë materiale si gurë të cilat janë shumë më të mira se asfalti nga shirat e ndryshëm”, ka thënë Rama.

- Advertisement -

Po ashtu, çështja e kanalizimit, ai tha se ka qenë problem i madh.

Por, Rama beson se me këtë projekt do të zgjidhet këtë çështje.

“Edhe do të krijohet një hapësirë shumë më e sigurt për qytetarët këmbësorët dhe ata që vizitojnë, një atmosferë shumë më e mirë për të gjithë qytetarët. Kemi pasur takime me qytetarë, një pjesë janë kundër, por shumica janë pro. Normal që punojmë për të mirën e qytetarëve. Ky është një projekt fantastikë dhe krijon një fytyrë të re, një projekt evropian. Për çfarëdo arsye gjithmonë një- dy persona kanë arsyet e veta pse shqetësohen, por nuk kanë pse. Ne e kemi anuluar vet atë vendim, rruga do të jetë e hapur është kuptuar gabueshëm ne s’po mbyllim rrugë qytetarët do të kenë qasje tërë kohën”, ka thënë Rama, transmeton EO.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat