spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
15:55
HomeRajoniMaqedonia e VeriutPunimet për Shkup-Bllacë nisin këtë muaj

Punimet për Shkup-Bllacë nisin këtë muaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këtë muaj do të nisin punimet për autostradën Shkup-Bllacë, tha zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli në Click Plus. Bëhet fjalë për pjesën prej 10 kilometrave.

Sipas Zekollit punimet nisin nga Shkupi për në Bllacë, andaj edhe 2 kilometrat, tashmë të përfunduara, nuk do të mund të lëshohen në përdorim, pasi shtrimi i asfaltimit përfundon në një hapësirë të lartë kodrine.

- Advertisement -

Ajo uroi që kushtet atmosferike të mos e prolongojnë nisjen e punimeve për në pranverë.

“Kanë aplikuar diku 11 kompani të vendit dhe ndërkombëtare, rrethi është zvogëluar në tre kompani që i plotësojnë kushtet më shumë. Ajo që më gëzon është se ofertat janë brenda buxhetit të paraparë. Madje disa shifra janë shumë më të kapshme sesa i kemi paramenduar ne se do t’i shohim kur t’i hapim. Mund të them se për shumë pak, apo brenda muajit do të fillojnë punimet në këtë rrugë. Këtë e them dhe uroj që kushtet klimatike mos të na vështirësojnë për të ngecur ndoshta për në janar-shkurt apo në pranverën e hershme për të filluar me energji të re dhe ritëm të plotë”, tha Kaltrina Zekolli, zëvendësministre e Transportit.

- Advertisement -

Për realizimin e kësaj autostrade janë paraparë 240 milionë euro, ose 24 milionë për çdo kilometër.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat