spot_img
E enjte, 12 Mars, 2026
21:03
HomeKulturëShowBizNdodh e papritura në emision! Robert Berisha dhe Vivien Thano shkëmbejnë puthjen...

Ndodh e papritura në emision! Robert Berisha dhe Vivien Thano shkëmbejnë puthjen në buzë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E ftuara e radhës në emisionin e njohur “Robi plaket kur don vet”, nën udhëheqjen e Robert Berishës, ishte bukuroshja Vivien Thano. Por, asnjë nga ndjekësit nuk e priste atë që ndodhi gjatë këtij episodi, ku një moment i shkurtër i publikuar në rrjet ka bërë xhiron e medias rozë.

Teksa Roberti kishte mikrofonin në duar dhe po performonte një këngë, ndodhi ajo që askush nuk e parashikoi. Gjatë vargjeve të këngës ku thuhej: “Ju afrova afër e putha në..”, të dy protagonistët u kthyen në të njëjtën kohë drejt njëri-tjetrit, duke shkëmbyer kështu një puthje në buzë.

- Advertisement -

Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat kanë nisur të aludojnë për një kimi të mundshme mes dyshes. Megjithatë, duket se gjithçka ka qenë pjesë e atmosferës dhe shakasë brenda emisionit, duke e bërë këtë episod një nga më të komentuarit e sezonit.

Vivien Thano, e cila njihet për natyrën e saj pa komplekse, ka qeshur pas këtij momenti, ashtu si edhe vetë Roberti. Ky i fundit njihet për stilin e tij karizmatik dhe batutat që shpeshherë krijojnë situata virale në studion e tij televizive.

- Advertisement -

Videoja po shpërndahet me shpejtësi kudo në TikTok dhe Instagram, duke u bërë kryetema e showbizit për ditën e sotme. Tashmë mbetet të shihet nëse ky ishte thjesht një moment spontan apo nëse ka diçka më shumë mes moderatorit dhe ish-konkurrentes së “Big Brother VIP”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat