spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
04:14
HomeBotaPutin insiston se sanksionet nuk ia lanë shenj Rusisë

Putin insiston se sanksionet nuk ia lanë shenj Rusisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti rus Vladimir Putin ka insistuar se sanksionet ndërkombëtare të vëna për shkak të luftës në Ukrainë, nuk kanë arritur ta nënshtrojnë Rusinë, e cila sipas tij “demonstroi qëndrueshmërinë më të lartë”.

“Ne krenohemi për këtë, jemi krenarë për Rusinë, popullin dhe forcat tona të armatosura”, thotë presidenti.

- Advertisement -

Në forumin e Klubit të Diskutimit Valdai në Soçi, ai tha se një “ekuilibër global” nuk mund të vendoset pa miratimin e Rusisë në një botë shumëpolare.

Putini sulmoi vendet evropiane që po “nxisin histeri”, duke u përpjekur të “rikrijojnë armikun e njohur që e shpikën qindra vjet më parë: Rusinë”.

- Advertisement -

Ai shtoi se “elitat sunduese” të Evropës, pretendojnë se lufta me Rusinë është afër, ai e quan këtë “marrëzi” që është “e pamundur të besohet”.

“Kjo do të binte ndesh me interesat e sigurisë së Rusisë. Dhe evropianët janë gjithashtu skeptikë, pasi “nuk e dinë se çfarë është kaq e keqe me Rusinë dhe pse duhet të shtrëngojnë rripat për t’iu kundërvënë Rusisë”, tha presidenti rus.

Putin vazhdoi të kërcënojë se Rusia nuk do të dështojë të përgjigjet ndaj militarizimit “të rrezikshëm” të Evropës.

“Ne duhet ta marrim këtë në konsideratë për të mbështetur mbrojtjen dhe sigurinë tonë”, thotë Putin.

Ai pyet veten nëse njoftimet si ato të Gjermanisë që thotë se do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme të Evropës ishin thjesht retorikë apo mund të viheshin në praktikë.

“Rusia do t’i ndjekë nga afër këto zhvillime. Përgjigja e Rusisë do të ishte, “për ta thënë butë, mjaft bindëse”, tha ai.

Ai vlerëson qasjen e administratës Trump, e cila po bënte “deklarata të drejtpërdrejta pa qenë hipokrite”.

Presidenti dhe ekipi i tij ishin të hapur për të vepruar si aktorë racionalë që vepronin në interes të vendit të tyre – njësoj si Rusia, shtoi Putin.

“Një nga interesat e tilla ruse ishte rivendosja e plotë e marrëdhënieve me SHBA-në”, tha ai.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat