MOSKË / LONDON (storm-rks.com) – Në katërvjetorin e pushtimit të Ukrainës, Vladimir Putin ka zgjedhur selinë e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) për të lëshuar një paralajmërim të hapur për Luftë të Tretë Botërore. Dik tatori rus deklaroi të martën se kundërshtarët e Moskës “ndoshta e kuptojnë se si çdo sulm ndaj Rusisë duke përdorur një element bërthamor mund të përfundojë”.
Akuzat për “Armën Mrekullibërëse” (Wunderwaffe) Pak orë përpara fjalimit të Putinit, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) lëshoi një deklaratë shokuese, duke akuzuar Britaninë e Madhe dhe Francën për një operacion klandestin për armatosjen e Ukrainës me armë bërthamore. Sipas SVR-së, Londra dhe Parisi po konsiderojnë transferimin e kokës bërthamore franceze TN75 (nga raketat balistike M51.1) për t’i dhënë Kievit një “bargaining chip” (monedhë këmbimi) në bisedimet e paqes.
Qeveria britanike ka reaguar menjëherë, duke i cilësuar këto akuza si “të rreme” dhe një përpjekje të qëllimshme të Putinit për të zhvendosur vëmendjen nga agresioni rus në Ukrainë.
Analiza e Storm: Ky përshkallëzim i retorikës vjen në një moment kritik kur bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA janë në udhëkryq përpara afatit të qershorit. Instituti për Lidership Civil (ILC) vlerëson se përdorimi i narrativës së “armës mrekullibërëse” synon të arrijë tre objektiva: të ndalojë furnizimet e reja të NATO-s, të frikësojë opinionin publik evropian dhe të përgatisë terrenin për eskalimin e ri rus drejt pikut të vitit 2029.



