Zgjedhjet në SHBA: Putin mbështet Kamala Harris
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të enjten deklaroi mbështetjen e tij për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.
Putin bëri këtë deklaratë një ditë pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së akuzoi dy drejtues të mediave ruse për një skemë të dyshuar të paligjshme për të ndikuar në zgjedhjet e nëntorit me propagandë pro-ruse.
Më herët këtë vit, para se Presidenti Joe Biden të tërhiqej nga gara – gjithashtu me një ironi të dukshme – Putin kishte thënë se e preferonte atë mbi Trump-in, pasi Biden ishte një politikan më i parashikueshëm, i “shkollës së vjetër”.
Lideri i Kremlinit tha se Biden i kishte rekomanduar mbështetësit e tij që të përkrahnin Harris, duke shtuar: “Ne do të bëjmë të njëjtën gjë dhe do ta mbështesim atë”. Putin tha gjithashtu se Trump, si president, kishte vendosur më shumë sanksione kundër Rusisë se çdo kush tjetër në Shtëpinë e Bardhë para tij.