spot_img
E shtunë, 25 Tetor, 2025
18:30
HomeBotaAmerikaPutin: Rusia nuk do të përkulet nga sanksionet amerikane; Trump: “Do ta...

Putin: Rusia nuk do të përkulet nga sanksionet amerikane; Trump: “Do ta shohim”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të enjten se Rusia nuk do të dorëzohet përballë sanksioneve të vendosura nga SHBA, të cilat i quajti një përpjekje për të ushtruar presion të padrejtë ndaj Moskës.
“Asnjë vend që e respekton veten nuk vepron nën presion,” u shpreh Putin, duke i cilësuar sanksionet më të fundit të Presidentit amerikan Donald Trump si “akt jomiqësor” që do të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa minimizoi ndikimin e tyre në ekonominë ruse.

Në një konferencë për shtyp, Trump reagoi me një përgjigje të përmbajtur ndaj deklaratës së Putin.
“Jam i lumtur që ndihet kështu,” tha ai, duke shtuar me një buzëqeshje: “Do t’jua tregoj pas gjashtë muajsh. Le të shohim si do të shkojë.”

- Advertisement -

Putin gjithashtu paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së raketave Tomahawk në Ukrainë, duke theksuar se çdo sulm i thellë brenda territorit rus me armë të tilla do të marrë një “përgjigje shkatërruese”.

“Ky është një përshkallëzim. Por nëse këto armë përdoren për të goditur territorin rus, përgjigjja do të jetë shumë serioze, në mos dërrmuese. Le të mendojnë mirë për këtë,” paralajmëroi ai.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi të premten se autoritetet ruse “po analizojnë sanksionet e shpallura” dhe do të veprojnë në përputhje me interesat e tyre kombëtare.

“Veprimet tona nuk janë kundër dikujt tjetër, por për të mirën tonë. Dhe kështu do të veprojmë,” shtoi Peskov.

SHBA ka vendosur sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha ruse të naftës — Lukoil dhe Rosneft, ndërsa BE-ja miratoi këtë javë paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, që synon bankat, të ardhurat nga energjia dhe rrjetet që ndihmojnë në anashkalimin e masave ekzistuese.

Qëllimi i këtyre masave është ta detyrojnë Moskën të pranojë një armëpushim në Ukrainë, pas dështimit të bisedimeve të planifikuara mes SHBA-së dhe Rusisë.


Putin ende kërkon takim me Trump

Pavarësisht se Presidenti Trump deklaroi publikisht se e ka anuluar takimin me Putinin, presidenti rus këmbënguli se samiti është “shtyrë, jo anuluar”, dhe se një takim i tillë do të ishte i gabuar pa përgatitjet e duhura.

“Ne e anuluam takimin me Presidentin Putin. Nuk më dukej se do të ishte produktiv. Nuk ndjeva që do të arrinim aty ku duhet. Kështu që e anulova,” tha Trump, duke shtuar se “çdo bisedë me Putinin është e mirë, por nuk çon askund.”

Putin tha se Rusia mbetet e gatshme për dialog, dhe autoritetet ruse e kanë përshkruar situatën si një “shtyrje” të samitit të planifikuar në Budapest, duke shmangur termin “anulim”.

Ndërkohë, Kirill Dmitriev, kreu i fondit sovran të Rusisë (RDIF) dhe përfaqësues special i Kremlinit, pritet të takohet me zyrtarë të administratës Trump për të vazhduar diskutimet rreth marrëdhënieve SHBA-Rusi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat