Për Zelenskyn, Putini i frikësohet reagimit të Trumpit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet të refuzojë një propozim amerikan për armëpushim në Ukrainë.
Vladimir Putin tha se ai e mbështet një armëpushim, por me kushte të caktuara. “Sigurisht, Putini ka frikë t’i thotë drejtpërdrejt presidentit (Donald) Trump se dëshiron të vazhdojë luftën dhe të vazhdojë vrasjen e ukrainasve,” tha ai në adresimin e tij të përditshëm drejtuar qytetarëve ukrainas.
“Prandaj Moska e rrethon idenë e një armëpushimi me parakushte të tilla që ose do ta dështojnë atë, ose do ta shtyjnë sa më shumë të jetë e mundur,” tha Zelensky, duke e përshkruar situatën si një “përpjekje të re për manipulim” nga Kremlini.
Presidenti ukrainas rikonfirmoi se Kievi kishte pranuar propozimin amerikan për një armëpushim në të gjithë frontin, i cili, sipas tij, mund të kontrollohej falë aftësive ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane.