spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:44
HomeBotaEx-BRSSPutini po e fiton luften në kokën e tij

Putini po e fiton luften në kokën e tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjatë një takimi me gazetarët, diktatori i Kremlinit deklaroi se ushtria ukrainase po humbet rreth 25,000 ushtarë në muaj.

Problemi është se Putini gjithashtu theksoi se raporti i humbjeve të pakthyeshme të trupave ukrainase dhe ruse, pra numri i të vdekurve, është 5 me 1. Me fjalë të tjera, kur Putini pranon se 25,000 ushtarë ukrainas janë vrarë, ai pretendon se numri i rusëve të vrarë është 5,000. Megjithatë, kjo deklaratë e Putinit del të jetë një gënjeshtër e madhe. Instituti për Studimin e Luftës (ISW) nuk pajtohet me këtë, duke pohuar se nuk ka prova për humbje kaq të larta nga ana e Ukrainës.

- Advertisement -

Sipas statistikave, numri i humbjeve ruse për shkak të të plagosurve dhe invalidëve është trefishi i numrit të të vrarëve, që do të thotë se humbjet e ushtrisë ruse për arsye shëndetësore arrijnë në 15,000 persona. Pra, rusët po humbasin 20,000 njerëz në muaj. Dhe ky është vetëm vlerësimi minimal, i pranuar nga autoritetet ruse. Shifra reale mund të jetë shumë më e lartë.

Për kujtesë, sipas të dhënave zyrtare, rreth 80,000 ushtarë sovjetikë u plagosën dhe u vranë gjatë 10 viteve të luftës së tmerrshme në Afganistan. Rusia ka humbur po aq njerëz në vetëm 4 muaj në luftën kundër Ukrainës sa gjatë 10 viteve të luftës në Afganistan.

- Advertisement -

(SR dhe FM për Tagtik/Burimi: ISW/Foto: Pixabay)

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat