spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
03:57
HomeKulturëShowBizPyetja e publikut përplas Sarën me Drilonin

Pyetja e publikut përplas Sarën me Drilonin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Publiku i Big Brother VIP Kosova 3 e ka plasur “bombën” gjatë darkës së të nominuarve.

Publiku e pyeti Sarën se “Gjynah se si u trajtove nga Driloni mbrëmë, ai djalë nuk të meriton”, gjë që bëri të reagojnë të gjithë banorët.

- Advertisement -

“Nuk e kuptoj se ku është gjeja aty. Nuk e di se çka po sheh publiku dhe fakti që unë dola dhe ndodhi cfarë ndodhi dhe shkova brenda, nuk ka të bëjë fare me darkën. Për pjesën e qëndrimit të tij, e kemi diskutuar këtë gjë sepse edhe unë po ashtu nga ana ime ndonjëherë nuk mbaj tamam qëndrim dhe jam mjaft i ftohët si njeri”, tha Sara.

Pyetja drejtuar Sarës, bëri të reagojnë të gjithë banorët në tavolinë.

- Advertisement -

Reagim epik kishin edhe banorët brenda dhomës të ndejës, të cilët po e shihnin në ekran, e që iu vërsulën Drilonit me pyetjen “çfarë i ke bërë?”.

Driloni u pa paksa në tension pas pyetjes së publikut që i tha Sarës që i njëjti nuk e meriton pas sjelljes në darkën e këtyre dyve.

Ai i tha Sarës se banorët mezi kanë pritur të ketë diçka që t’i gjuhen atij, ndërsa pyetjen e konsideroi si provokuese.

“Veç një sekond kanë prit diçka me pas, bam Drenusha, Vullneti pse e ke mashtru çikën pse po luan me të.. Na gjithë kemi bisedu, kemi fol, të dytë i dimë krejt senet. U kanë shumë palidhje, pyetje provokuese shumë. Ti e din qysh është jashtë këtu nuk fusin pyetje të mira”, i tha Driloni, Sarës.

Kurse Sara i tha se nuk e priste që publiku t’ia thoshte atë gjë, pasi nuk e di se çfarë kanë parë ata në raport me të, që kjo e fundit nuk po e sheh.

“Unë të kam thënë që çdo gjë këtu e marrin kështu, thjeshtë ideja ishte që nuk e prisja të më vijë ajo nga publiku, se nuk e di ça kanë parë që unë nuk e shoh”, u shpreh Sara.

Ndërsa, Driloni i kërkoi që t’i besoj atij që nuk luan me të, teksa e përqafoi atë.

“Besom e di që je keq, por ti e din që unë nuk luaj me ty dhe ti nuk luan me mua, lëri këta tjerët dhe çka ka ndodhë jashtë”, i tha Driloni duke i dhënë kurajo.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat