Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkak të parregullsive në ditën e votimit për zgjedhjet lokale.
Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur më 24 të këtij muaji.
PZAP ka arsyetuar vendimin se AAK nuk ka sjellë fakte përkitazi me pretendimet se në këtë komunë është rritur papritur numri i votuesve dhe janë përfshirë persona të panjohur në lidhet zgjedhore në procesin e votimit.



