spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:40
HomeKosovaZgjedhjet 2025PZAP urdhëroi certifikimin e Listës Serbe, KQZ pret ankesa në Supreme

PZAP urdhëroi certifikimin e Listës Serbe, KQZ pret ankesa në Supreme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

PZAP i ka kërkuar KQZ-së që ta certifikojë atë.

- Advertisement -

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se do të presin deri të përfundojnë procedurat ligjore.

Kjo pasi prej marrjes së vendimit të PZAP-së ekziston afati kohor prej 48 orësh që të adresohen ankesa kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme.

- Advertisement -

“Në vendimin e PZAP-it ka këshillë juridike, sipas së cilës lejohet ankesa kundër tij në Gjykatën Supreme, brenda 48 orëve nga momenti i marrjes së vendimit. Andaj, KQZ, para caktimit të kësaj çështje për në rend dite, do të presë përfundimin e procedurave ligjore”, ka thënë Elezi.

Të hënën KQZ nuk e certifikoi Listën Serbe pasi sipas përfaqësuesve të VV-së në këtë institucion kjo parti politike nuk e njeh shtetin e Kosovës. Pas kësaj Lista Serbe u ankua në PZAP.

Një vendim i tillë i KQZ’së u pa me shqetësim nga ndërkombëtarët.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat