Një numër i madh i prokurorëve të përgjithshëm demokratë ka paditur presidentin e zgjedhur Donald Trump, për përpjekjen e tij për t’i dhënë fund shtetësisë së atyre emigrantëve që kanë lindur në SHBA.
Padia pretendon se një urdhër ekzekutiv i Trump i nënshkruar të hënën shkel Amendamentin e Katërmbëdhjetë të Kushtetutës, i cili u jep të drejtën kushtetuese të shtetësisë të gjithë fëmijëve të lindur në Shtetet e Bashkuara.
“Me gjithë kompetencat e gjera të Presidentit për të vendosur politikën e imigracionit, megjithatë, Urdhri për heqjen e shtetësisë bie shumë jashtë kufijve ligjorë të autoritetit të Presidentit”, thuhet në padi.



