spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:57
HomeKulturëQendra e Librit dhe Leximit shpall jurinë e Poetit Laureat 2025-2027

Qendra e Librit dhe Leximit shpall jurinë e Poetit Laureat 2025-2027

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli jurinë e Poetit Laureat 3, një çmim i cili tashmë është kthyer në traditë.

Juria kryesohet nga poeti Primo Shllaku. Anëtarë janë: Aleksandër Çipa, prof. Ymer Çiraku, Majlinda Rana, Koloreto Cukali.

- Advertisement -

Ky çmim i akordohet një personaliteti në fushën e poezisë shqipe, i cili përgjatë një mandati dyvjeçar do të jetë në krye të një fushate publike me në fokus poezinë shqipe.

Juria e saposhpallur do të përzgjedhë Poetin Laureat për vitet 2025-2027. Qëllimi i këtij vlerësimi është ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e leximit të poezisë.

- Advertisement -

Pritet që çmimi të jepet në muajin tetor i konsideruar si “Tetori i librit”, pasi të jenë shpallur dhe emrat e kandidatëve për këtë çmim. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat