spot_img
E premte, 27 Mars, 2026
13:25
HomeShëndetiTronditje në QKUK: Qentë endacakë sulmojnë mjeken shtatzënë brenda oborrit të spitalit

Tronditje në QKUK: Qentë endacakë sulmojnë mjeken shtatzënë brenda oborrit të spitalit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku një mjeke shtatzënë është sulmuar nga një tufë qensh endacakë.

Viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka konfirmuar për mediat se e lënduara ka marrë ndihmën e parë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

- Advertisement -

„Është e lënduar pas sulmit nga qentë dhe është trajtuar në Qendrën Emergjente. Pas ndihmës së parë, ajo do të pranohet në Kirurgjinë Plastike për trajtim të mëtejshëm. Gjendja e saj është plotësisht stabile, por ka marrë plagë që kërkojnë kujdes mjekësor“, deklaroi Syla.

Sipas drejtorit, mjekja po vazhdon të qëndrojë nën mbikëqyrjen e kolegëve të saj deri në sanimin e plotë të lëndimeve. Ky rast ka rikthyer sërish shqetësimin e madh për sigurinë e personelit mjekësor dhe qytetarëve brenda rrethojave të QKUK-së, ku prania e qenve endacakë mbetet një problem i pazgjidhur.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat