spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
12:28
HomeSiguriaPoliciaQeveria Britanike i dhuron pajisje elektronike Policisë së Kosovës

Qeveria Britanike i dhuron pajisje elektronike Policisë së Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot, në hapësirat e Drejtorisë së Përgjithshme, zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, priti në takim znj. Margaret Belof nga Ambasada Britaneze, si dhe udhëheqësen e ekipit të ekspertëve të GCSI-së, znj. Helen Legay me bashkëpunëtorë.

Mund të jetë një imazh i 11 persona

- Advertisement -

“Kjo ceremoni shënon edhe një tjetër hap të bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të Policisë së Kosovës dhe Qeverisë Britanike, ku në kuadër të projektit për komunikim strategjik pas trajnimeve dhe vizitës studimore të realizuar kohë më parë,  Drejtoria për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, sot pranoi një donacion me pajisje elektronike në vlerë rreth 10,000 eurosh. Po ashtu, në këtë ceremoni u bë edhe lansimi i Manualit për  Komunikim, i cili do të shërbejë si një udhëzues i rëndësishëm për avancimin  e komunikimit si dhe ofron praktikat më të mira për komunikim me publikun”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

- Advertisement -

Tutje, bëhet me dije se, zv/drejtori Hoti falënderoi Qeverinë dhe Ambasadën Britanike për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës, e në veçanti në fushën e komunikimit si një fushë jetike në mjedisin e sotëm të informacionit, ku komunikimi i qartë, i saktë dhe në kohë është thelbësor për besimin dhe sigurinë publike.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej strategjitë e  komunikimit, për të mësuar nga praktikat më të mira ndërkombëtare jo vetëm në fushën e komunikimit dhe për t’u siguruar që Policia e Kosovës të vazhdojë të udhëheqë me profesionalizëm, integritet dhe transparencë”, thuhet në fund të njoftimit nga Policia e Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat