spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:22
HomeKosovaQeveriaQeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike dhe miraton disa vendime

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike dhe miraton disa vendime

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në mënyrë elektronike, ku ka miratuar disa vendime të rëndësishme.

Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar ka miratuar Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, duke bërë një përmbledhje të realizimit të buxhetit dhe financave shtetërore gjatë vitit të kaluar.

- Advertisement -

Po ashtu, është miratuar Raporti i Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2024.

Ndër vendimet tjera, Qeveria ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2023 për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit, njoftoi ZKM.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat