spot_img
E shtunë, 14 Mars, 2026
01:25
HomeKosovaQeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për shqiptarët në Lindjen e...

Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për shqiptarët në Lindjen e Mesme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën mes tjerash është miratuar kërkesa e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e 500 mijë eurove për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,000.00€ për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

- Advertisement -

Në mbledhje është aprovuar edhe autorizimin e ministrit që t’i aprovojë transferet nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër për shumat individuale deri në 40,000€.

Gjithashtu, është miratuar ndarja e mjeteve buxhetore në shumë prej 370,000.00€ për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), si dhe propozimin e ministrisë së Financave për rekomandimin e presidentes së Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me KfW për programin në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat