spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
23:42
HomeBotaQeveria izraelite miraton marrëveshjen e armëpushimit, ja kur do hyj në fuqi

Qeveria izraelite miraton marrëveshjen e armëpushimit, ja kur do hyj në fuqi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me shumicë votash, qeveria izraelite i ka dhënë dritën e gjelbër marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin, pas orëve të tëra debat.

Marrëveshja – e cila do të hyjë në fuqi të dielën – u votua nga 24 ministra, me tetë kundërshtarë, njoftuan mediat izraelite.

- Advertisement -

Është e paqartë se kush votoi kundër marrëveshjes, por ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir kishte thënë se do ta kundërshtonte atë, duke kërcënuar se do të largohej nga qeveria në rast se miratohej.

Katari që ka qenë shteti kryesor që ka sponsorizuar arritjen e kësaj marrëveshje, ka dhënë detaje se kur do hyj në fuqi armëpushimi.

- Advertisement -

“Siç është koordinuar nga palët në marrëveshje dhe ndërmjetësuesit, armëpushimi në Rripin e Gazës do të fillojë në orën 08:30 të mëngjesit të së dielës, më 19 shkurt, sipas kohës lokale në Gaza. I këshillojmë banorët që të kenë kujdes, të kenë kujdes maksimal dhe të presin udhëzime nga burime zyrtare”, ka thënë një zëdhënës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat