spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:39
HomeKosovaQeveriaQeveria merr katër vendime në mbledhjen e fundit

Qeveria merr katër vendime në mbledhjen e fundit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, 242-të me radhë, në të cilin ka miratuar katër pika.

Zyra për komunikim e Kryeministrit bëri të situr se Qeveria në këtë mbledhje, ka miratuar kërkesën për dhënien në shfrytëzim të objektit për trajtimin e nënprodukteve shtazore në lokacionin Zona Industriale, Sankoc, Komuna e Gllogocit.

- Advertisement -

Miratoi gjithashtu edhe Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2025-2028 dhe Planin e Veprimit 2025-2026, Programin e Pronësisë Industriale 2025-2027, si dhe Planin e Veprimit 2025-2027 për zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2027.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat