spot_img
E enjte, 19 Mars, 2026
19:14
HomeKulturëQeveria miraton marrëveshjen për rindërtimin e xhamisë së Shijakut

Qeveria miraton marrëveshjen për rindërtimin e xhamisë së Shijakut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme marrëveshjen me Myftininë e Komunitetit Mysliman për rindërtimin e xhamisë së Shijakut.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi në konferencën për mediet se vendimi i qeverisë i hap rrugën për rikthimin e një simboli të rëndësishëm për besimtarët, falë kontributit dhe solidaritetit të vetë komunitetit.

- Advertisement -

Në prag të fundit të Ramazanit, ky është një mesazh i fortë bashkimi, besimi dhe kujdesi për trashëgiminë shpirtërore.

Xhamia e Shijakut u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019 dhe në vend të saj do të ndërtohet objekti i ri duke shfrytëzuar një sipërfaqe shumë më të madhe, falë dhe truallit që është përfituar nga vendimi i Këshillit Bashkiak të Shijakut.

- Advertisement -

Xhamia e re e Shijakut do të ndërtohet duke krijuar në të një kompleks multifunksional fetar që i përshtatet aktualitetit, fizionomisë arkitekturore të qytetit, traditës islame shqiptare dhe historisë kombëtare dhe fetare të qytetit. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat