spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
23:50
HomeKosovaQeveria në detyrë njofton se nga “kursimet” do të ndajnë para për...

Qeveria në detyrë njofton se nga “kursimet” do të ndajnë para për RTK-në

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se do të ndajnë para për RTK-në nga kategoria “kursimet”.

“Që në muajin gusht ne e bëmë një zgjidhje të përkohshme, duke dhënë overdraftin për RTK me shpresën që pas konstituimit të kuvendit dhe themelimit të komisioneve parlamentare, të arrihet zgjidhja e duhur për të cilën kishim përgjegjësi të gjitha partitë politike parlamentare. Ne nuk i kishim votat e mjaftueshme pasi partitë tjera refuzuan kategorikisht pagat për RTK. Siç edhe e ka paralajmëruar ministri Hekuran Murati këtë të hënë në konferencë, kemi shqyrtuar disa opsione të mundshme për të dalë nga kjo situatë. Në këtë mbledhje, mjetet e nevojshme po ndahen nga kategoria e kursimeve. Pra kjo zgjidhje e sotshme, apo më mirë të themi mënyrë e tanishme është veçse një improvizim i detyruar, pas përpjekjeve tona të vazhdueshme në kuvend për ta miratuar aty buxhetin për RTK-në.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat